Return to BahaiPrayers.net
Facebook
Kjo lutje duhet përdorur nga Bahá'í-të mbi moshën pesëmbëdhjetë vjeç. "Është e vetmja lutje e detyrueshme Bahá'í që duhet thënë në grumbullime; duhet të thuhet nga një besimtar, ndërsa gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë. Nuk kërkohet të kthehet fytyra drejt Kiblës kur thuhet kjo lutje." - Kitáb-i Akdas
O Perëndia im! Ky është shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd, që ka besuar në Ty e në shenjat e Tua dhe e ka kthyer fytyrën ndaj Teje, krejt i shkëputur nga gjithçka veç Teje. Ti je, me të vërtetë, më i mëshirshmi ndër ata që tregojnë mëshirë.
Merru me të, O Ti Që i fal mëkatet e njerëzve dhe i fsheh gabimet e tyre, siç i ka hije qiellit të bujarisë Sate dhe oqeanit të mirësisë Sate. Lejoje atë të hyjë brenda kufijve të mëshirës Sate të lartë, që ka qenë para themelimit të tokës e të qiellit. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Më Fisnikut.
Pastaj le të përsërisë gjashtë herë përshëndetjen "Alláh-u-Abhá", dhe pastaj të përsërisë nëntëmbëdhjetë herë secilin prej vargjeve që vijojnë:
Ne të gjithë, me të vërtetë, adhurojmë Perëndinë.
Ne të gjithë, me të vërtetë, përulemi para Perëndisë.
Ne të gjithë, me të vërtetë, jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë.
Ne të gjithë, me të vërtetë, i thurim lavde Perëndisë.
Ne të gjithë, me të vërtetë, falënderojmë Perëndinë.
Ne të gjithë, me të vërtetë, jemi të duruar në Perëndinë.
(Në qoftë se e ndjera është grua, ai të thotë: Kjo është shërbëtorja Jote dhe bijë e shërbëtores Sate, etj...)
- Bahá'u'lláh