Return to BahaiPrayers.net
Facebook
"Vdekja i ofron çdo besimtari besnik kupën që është jeta e vërtetë...Ajo dhuron dhuntinë e jetës së përjetshme." - Bahá’u’lláh
O Perëndia im! O Ti falësi i mëkateve! Dhënësi i dhurëtive! Larguesi i brengave!
Me të vërtetë, unë të lutem t'i falësh mëkatet e atyre që e kanë braktisur veshjen fizike dhe janë ngjitur në botën shpirtërore.
O Zoti im! Pastroji ata nga gabimet, largoji hidhërimet e tyre dhe ktheje errësirën e tyre në dritë. Bëj që ata të hyjnë në kopshtin e lumturisë, pastroji ata me ujin më të kulluar dhe bëji të shikojnë shkëlqimet e Tua mbi malin më të lartë.
- `Abdu'l-Bahá