Return to BahaiPrayers.net   Facebook

Ditët e shtuara (nga 26 shkurti deri më 1 mars) duhet të jenë ditë përgatitjeje për Agjërimin, ditë mikpritjeje, bamirësie e dhuratash.

Perëndia im, Zjarri im dhe Drita ime! Ditët që Ti i ke quajtur Ayyám-i-Há në Librin Tënd kanë filluar, O Ti që je Mbreti i emrave, dhe agjërimi, që Penda Jote më e lavdëruar ua ka urdhëruar ta zbatojnë të gjithë atyre që janë në mbretërinë e krijimit Tënd, po afrohet. Të lutem, O Zoti im, për këto ditë dhe për të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe janë kapur pas fillit të porosive të Tua e që janë mbajtur pas dorëzës së këshillave të Tua, të bësh që çdo shpirti t'i caktohet një vend brenda kufijve të oborrit Tënd dhe një ndenjëse në revelimin e shkëlqimeve të dritës së fytyrës Sate.

Këta, O Zoti im, janë shërbëtorët e Tu, të cilët asnjë prirje e degjeneruar nuk i ka larguar nga ato që Ti ke sjellë me Librin Tënd. Ata janë përulur përpara Kauzës Sate dhe e kanë marrë Librin Tënd me një vendosmëri të tillë që e ka burimin tek Ti, dhe kanë kryer atë që u ke urdhëruar Ti, dhe kanë zgjedhur të zbatojnë atë që u ke kërkuar Ti.

Ti e shikon, O Zoti im, sesi ata kanë njohur e pranuar gjithçka që Ti ke reveluar në shkrimet e Tua. Jepu atyre të pinë, O Zoti im, nga duart e dashamirësisë Sate, ujin e përjetësisë Sate. Shkruaj, pra, për ta shpërblimin që ke caktuar për atë që është zhytur në oqeanin e pranisë Sate dhe ka shijuar verën e zgjedhur të takimit me Ty.

Të lutem Ty, O Ti Mbret i mbretërve dhe Mëshirues i të shtypurve, të caktosh për ta të mirat e kësaj bote dhe të botës që do të vijë. Shkruaj për ta, veç kësaj, atë që asnjë nga krijesat e Tua nuk e ka zbuluar dhe radhiti ata midis atyre që janë mbledhur rreth Teje dhe që lëvizin pranë fronit Tënd në çdo botë të botëve të Tua.

Ti, me të vërtetë, je Fuqiploti, i Gjithëdijshmi, i Gjithinformuari.

 


English  
ភាសាខ្មែរ  
አማርኛ.  
Afrikaans  
Alaska Native  
American Indian  
Azərbaycan  
Bahasa Indonesia  
Bahasa Malaysia  
Bidayuh  
Bosanski  
Canadian Indigenous  
Català  
Cebuano  
Česky  
Chamorro  
Chichewa  
Corsica  
Cymraeg  
Daga  
Dansk  
Deutsch  
Dzongkha  
Eesti  
Español  
Esperanto  
Euskara  
Fiji  
Filipino  
Føroyar  
Français  
Frysk  
Hausa  
Hawaiian  
Hiri Motu  
Hrvatski  
Irish  
Íslenska  
Italiano  
Kabyle  
Kalaallisut  
Kiribati  
Kiswahili  
Kreyol Ayisyen  
Kuanua  
Kube  
Latviešu  
Lëtzebuergesch  
Lietuvių  
Luganda  
Magyar  
Malagasy  
Malti  
Māori  
Marshallese  
Melpa  
Montenegrin  
Nalik  
Namibia  
Nederlands  
Norsk  
Papiamentu  
Polski  
Português (BR)  
România  
Sámi  
Samoan  
Sarawak  
Sesotho  
Shqip  
Slovenščina  
Slovensky  
Sranan Tongo  
Srpski српски  
Suomi  
Svenska  
Tetum  
Tiếng Việt  
Tok Pisin  
Tongan  
Türkçe  
Türkmençe  
Tuvalu  
Vanuatu  
ελληνικά  
Беларускі  
български  
Кыргыз  
Монгол хэл  
Русский  
Тоҷикӣ  
Україна  
հայերեն  
اُردُو  
العربية  
فارسی  
नेपाली  
मराठी  
हिंदी  
বাংলা  
ગુજરાતી  
ଓଡ଼ିଆ  
தமிழ்  
తెలుగు  
ಕನ್ನಡ  
മലയാളം  
ภาษาไทย  
ພາສາລາວ  
한국어  
日本語  
简体中文  
繁體中文  
Windows / Mac