Return to BahaiPrayers.net   Facebook

"...ky agjërim trupor është një shenjë e jashtme e agjërimit shpirtëror; është simbol i vetëpërmbajtjes, i të përmbajturit të vetvetes nga të gjitha orekset e Unit, duke marrë karakteristikat e shpirtit, duke u rrëmbyer nga frymëmarrjet e qiellit dhe duke marrë zjarr nga dashuria e Perëndisë." - Kitáb-i Akdas

Lëvduar qofsh Ti, O Zot, Perëndia im! Unë të lutem për këtë Revelacion që e ktheu errësirën në dritë, me anë të së cilës Tempulli i Frekuentuar u ndërtua dhe Tabela e Shkruar u revelua, dhe pergamena e shpalosur u zbulua, të dërgosh këtu poshtë mbi mua e mbi ata që janë në shoqërinë time atë që do të na bëjë të aftë të fluturojmë në qiejt e lavdisë Sate të lartë, që do të na spastrojë nga njollat e mëdyshjeve të tilla, që i kanë penguar ata që dyshojnë të hyjnë në faltoren e unitetit Tënd.

Unë jam, O Zoti im, ai që mbahet fort pas fillit të dashamirësisë Sate dhe kapet pas cepit të mëshirës e të favoreve të Tua. Cakto për mua dhe për të dashurit e mi të mirat e kësaj bote e të botës që do të vijë. Dhuroju, pra, atyre Dhuntinë e Fshehur që Ti ke caktuar për krijesat e Tua më të zgjedhura.

Këto janë, O Zoti im, ditët në të cilat Ti i ke urdhëruar shërbëtorët e Tu të zbatojnë agjërimin. Lum ai që e zbaton agjërimin tërësisht për hatrin Tënd dhe me shkëputje të plotë nga gjithçka veç Teje. Më ndihmo mua dhe ndihmoji ata, O Zoti im, që të të binden Ty dhe të zbatojnë porositë e Tua. Ti, me të vërtetë, ke pushtet të bësh atë që mendon.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

 


English  
ភាសាខ្មែរ  
አማርኛ.  
Afrikaans  
Alaska Native  
American Indian  
Azərbaycan  
Bahasa Indonesia  
Bahasa Malaysia  
Bidayuh  
Bosanski  
Canadian Indigenous  
Català  
Cebuano  
Česky  
Chamorro  
Chichewa  
Corsica  
Cymraeg  
Daga  
Dansk  
Deutsch  
Dzongkha  
Eesti  
Español  
Esperanto  
Euskara  
Fiji  
Filipino  
Føroyar  
Français  
Frysk  
Hausa  
Hawaiian  
Hiri Motu  
Hrvatski  
Irish  
Íslenska  
Italiano  
Kabyle  
Kalaallisut  
Kiribati  
Kiswahili  
Kreyol Ayisyen  
Kuanua  
Kube  
Latviešu  
Lëtzebuergesch  
Lietuvių  
Luganda  
Magyar  
Malagasy  
Malti  
Māori  
Marshallese  
Melpa  
Montenegrin  
Nalik  
Namibia  
Nederlands  
Norsk  
Papiamentu  
Polski  
Português (BR)  
România  
Sámi  
Samoan  
Sarawak  
Sesotho  
Shqip  
Slovenščina  
Slovensky  
Sranan Tongo  
Srpski српски  
Suomi  
Svenska  
Tetum  
Tiếng Việt  
Tok Pisin  
Tongan  
Türkçe  
Türkmençe  
Tuvalu  
Vanuatu  
ελληνικά  
Беларускі  
български  
Кыргыз  
Монгол хэл  
Русский  
Тоҷикӣ  
Україна  
հայերեն  
اُردُو  
العربية  
فارسی  
नेपाली  
मराठी  
हिंदी  
বাংলা  
ગુજરાતી  
ଓଡ଼ିଆ  
தமிழ்  
తెలుగు  
ಕನ್ನಡ  
മലയാളം  
ภาษาไทย  
ພາສາລາວ  
한국어  
日本語  
简体中文  
繁體中文  
Windows / Mac