Return to BahaiPrayers.net   Facebook

Kjo lutje thuhet në Mauzoleun e 'Abdu'l-Bahá-it. Ajo përdoret gjithashtu në lutje private. 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Cilido që e thotë këtë lutje me përunjësi e me zell do të sjellë gëzim e kënaqësi në zemrën e këtij Shërbëtori; madje do të jetë sikur ta ketë takuar Atë ballëpërballë."

Ai është Lavdiploti! O Perëndi, Perëndia im! I përunjur e me lot në sy, une i ngre duart me lutje drejt Teje dhe e mbuloj fytyrën në pluhurin e Pragut Tënd, të lartësuar mbi dijet e të gjithë të shkolluarve dhe mbi lavdërimin e të gjithë atyre që të thurin lavde Ty. Vështroje me dashamirësi shërbëtorin Tënd, kokulur e të përunjur në derën Tënde, me syrin e mëshirës Sate dhe zhyte atë në oqeanin e mirësisë Sate të përjetshme.

Zot! Ai është një shërbëtor i Yt i gjorë e i përunjur, i magjepsur e që të përgjërohet Ty, rob në dorën Tënde, që të lutet Ty me zjarr, që beson në Ty, i përlotur para fytyrës Sate, që të thërret Ty e të kërkon Ty, duke thënë:

O Zot, Perëndia im! Më dhuro mirësinë Tënde për t'u shërbyer të shumëdashurve të Tu, më forco në shërbimin ndaj Teje, ndriçoje ballin tim me dritën e adhurimit në oborrin Tënd të shenjtërisë dhe të lutjes për mbretërinë Tënde të madhështisë. Më ndihmo të jem vetëmohues në hyrjen qiellore të portës Sate, dhe më përkrah që të shkëputem nga të gjitha gjërat brenda rrethinave të Tua të shenjta. Zot! Më jep të pi nga kupa e vetëmohimit; më vish me rrobën e tij dhe më zhyt në oqeanin e tij. Më bëj si pluhur në shtegun e të dashurve të Tu dhe bëj që unë të ofroj shpirtin tim për dheun e fisnikëruar nga hapat e të zgjedhurve të Tu në shtegun Tënd, O Zot i Lavdisë më të Lartë.

Me këtë lutje shërbëtori Yt të thërret Ty, në të gdhirë të ditës e në kohë nate. Plotësoje dëshirën e zemrës së tij, O Zot! Ndriçoje zemrën e tij, gëzoje gjoksin e tij, ndize dritën e tij, që ai t'i shërbejë Kauzës Sate e shërbëtorëve të Tu.

Ti je Dhuruesi, i Mëshirshmi, Më Bujari, i Hirshmi, Mëshiruesi, Zemërdhembshuri!

 


English  
ភាសាខ្មែរ  
አማርኛ.  
Afrikaans  
Alaska Native  
American Indian  
Azərbaycan  
Bahasa Indonesia  
Bahasa Malaysia  
Bidayuh  
Bosanski  
Canadian Indigenous  
Català  
Cebuano  
Česky  
Chamorro  
Chichewa  
Corsica  
Cymraeg  
Daga  
Dansk  
Deutsch  
Dzongkha  
Eesti  
Español  
Esperanto  
Euskara  
Fiji  
Filipino  
Føroyar  
Français  
Frysk  
Hausa  
Hawaiian  
Hiri Motu  
Hrvatski  
Irish  
Íslenska  
Italiano  
Kabyle  
Kalaallisut  
Kiribati  
Kiswahili  
Kreyol Ayisyen  
Kuanua  
Kube  
Latviešu  
Lëtzebuergesch  
Lietuvių  
Luganda  
Magyar  
Malagasy  
Malti  
Māori  
Marshallese  
Melpa  
Montenegrin  
Nalik  
Namibia  
Nederlands  
Norsk  
Papiamentu  
Polski  
Português (BR)  
România  
Sámi  
Samoan  
Sarawak  
Sesotho  
Shqip  
Slovenščina  
Slovensky  
Sranan Tongo  
Srpski српски  
Suomi  
Svenska  
Tetum  
Tiếng Việt  
Tok Pisin  
Tongan  
Türkçe  
Türkmençe  
Tuvalu  
Vanuatu  
ελληνικά  
Беларускі  
български  
Кыргыз  
Монгол хэл  
Русский  
Тоҷикӣ  
Україна  
հայերեն  
اُردُو  
العربية  
فارسی  
नेपाली  
मराठी  
हिंदी  
বাংলা  
ગુજરાતી  
ଓଡ଼ିଆ  
தமிழ்  
తెలుగు  
ಕನ್ನಡ  
മലയാളം  
ภาษาไทย  
ພາສາລາວ  
한국어  
日本語  
简体中文  
繁體中文  
Windows / Mac